FOTO+VIDEO/ Arrestohet taksisti në Tiranë, sekuestrohen mbi 300 doza që i kishte gati për t'i shpërndarë

FOTO+VIDEO/ Arrestohet taksisti në Tiranë, sekuestrohen mbi 300 doza

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, me profesionin taksist, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Taksisti” është vënë në pranga shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur me 328 doza kokainë.

“Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

FOTO+VIDEO/ Arrestohet taksisti në Tiranë, sekuestrohen mbi 300 doza

Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET