FOTOT/ Drejtorët e Veliajt zbarkojnë para GJKKO, Kapllani e Ismailaj ‘presion’ gjykatës për kryetarin e tyre

Teksa militantët socialistë dhe e gjithë Policia Bashkiake kishte zbarkuar përpara dyerve të Gjykatës ë Posaçme ndërsa prisnin të niste seanca për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në mesin e grumbullit të militantëve u shfaqën emra jo pak të njohur të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve bashkiakë.

Në mesin e militantëve, të cilët kishin marrë urdhër pë rtë qenë prezentë përpara dyerve të GJKKO, në formë presioni ndaj kësaj të fundit që mund të ndikonte në vendimarrjen për masën e rivlerësimit ndaj Veliajt, ishte edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme.

FOTOT/ Drejtorët e Veliajt zbarkojnë para GJKKO, Kapllani e Ismailaj

Një tjetër zyrtar bashkie, po nga radhët e Policisë Bashkiake ishte prezent në grumbullimin e militantëve socialistë në dyert e Gjykatës së Posaçme. Bëhet fjalë për Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë Bashkiake të Tiranës, Syl Ismailaj, që siç shihet në foto, është kamufluar me gjysmë kapuç për të mos u pikasur nga mediat.

FOTOT/ Drejtorët e Veliajt zbarkojnë para GJKKO, Kapllani e Ismailaj

Pamjet janë marrë nga protesta e sotme e militantëve socialistë dhe Bashkisë së Tiranës, teksa seanca ndaj kryebashkiakut Erfion Veliaj është ndërprerë për të rinisur sërish në orën 13.30, pasi avokatët e kreut të Bashkisë kërkuan të njihen me dosjen.

Erion Veliaj, ndodhet në burg për akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale./syritv

EMISIONET