Kryeministri Rama në Izrael, kundër antisemitizmit: Mbrojtja e hebrenjve një thesar i kombit tonë
Shqipëria dhe historia e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore u vlerësuan në një ceremony në Jeruzalem. Aktivitei u zhvillua edhe në kuadër të vizitës së kryeministrti edi Rama në Izrael.
Ky i fundit i pranishëm në ceremoni, duke vlerësuar këtë ngjarje si një thesar shumë i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kombëtare, shpjegoi se mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve është një virtyt i natyrshëm shqiptar.
"Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku përbërja fetare nuk ka një rol përcaktues apo dallues sa i përket identitetit. Katër komunitetet fetare tashmë jetonin sëbashku në atë që Papa Francesku e pagëzoi jo si një harmoni fetare, por si një vëllazëri fetare.
Dhe një bashkësi e pestë e hebrenjve nuk ishte aspak problem. Unë besoj se kjo nuk është thjesht një faqe e bukur e historisë sonë, por një thesar i trashëgimisë sonë kombëtare dhe ne nuk duhet vetëm ta tregojmë, por të sigurohemi që edhe brezat e rinj ta kuptojnë si pjesë e thelbit të të qënit shqiptar dhe të krenarisë që janë shqiptar," tha Rama.
Më tej gjatë fjalës tij, kryeministri shqiptar theksoi se për të është e rëndësishme të jemi në linjë në luftën kundër antisemitizmit.
"Për ne është absolutisht e rëndësishme të jemi në një linjë në luftën kundër antisemitizmit, sepse nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë, por bëhet fjalë për njerëzimin," tha ai.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Presidenti i Izraelit Isaac Herzog i cili vlerësoi takimin me Kryeministrin Rama shumë të rëndësishëm sa i përket miqësisë mes dy popujve.
Vizita dyditore e kryeministrit Rama në Izrael ka qenë e fokusuar më tepër në arritjen e marrëveshjeve dhe bashkëpunimit mes palëve në betejën kibernetike.



