FOTOLAJM/ Festa e Theofanisë në Durrës, besimtarët mbushin ujë të bekuar nga depozita e Kishës

Shqiptarët ortodoksë kanë festuar sot, 6 janar, ditën e Ujit të Bekuar. Në qytete të ndryshme të vendit tonë besimtarët janë mbledhur për të garuar për të kapur kryqin që hidhet në ujë nga prifti.
Në Durrës ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u zhvillua buzë detit.

Ashtu siç e kërkon tradita besimtarët mbushën ujë të bekuar në Kisha, të cilin e mbajnë në shtëpi deri vitin tjetër, pasi besojnë se i ndihmon për të përballuar sëmundje dhe vështirësi me të cilat mund të hasen.
Në Durrës besimtarët kanë marrë ujin e bekuar nga një depozitë të madhe të vendosur në mjediset e jashtme të një kishe.

Në Sarandë kryqi u kap nga 42 vjeçari, Luka Todhëri.
"Falenderoj Zotin që më bekoi duke e marrë këtë radhë."
Në Vlorë ishte 19 vjeçari Kristi Komini që nxori kryqin nga Uji për të dytin vit radhazi.
"Ndihem shumë i lumtur dhe si besimtar jam shumë krenar që e kapa kryqin sot, në këtë ditë të bekuar."
"Sot quhet dita e dritave sepse Krishti solli dritën në botë."
Ndërsa 30 vjeçari Esi Papajorgji triumfoi në ujërat e detit Adriatik.
Ndërsa në Pogradec, ceremonia u mbajt në Liqen, ku kryqin e kapi për herë të parë Xhoel Jaicari.
"Është përvojë shumë e veçantë për mua."
Në qytetet e tjera ceremonia u zhvillua pranë shatërvanëve. 6 janari për besimtarët ortodoks simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan.





Foto:LSA

