Fotoja me diktatorin, Berisha: Isha në ditëlindjen që organizoi nusja e djalit të tij, i ftuar si anëtar bordi

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka folur për foton e publikuar në media pak javë me parë, ku shihej së bashku me diktatorin Enver Hoxha.

Berisha i ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora, ai u shpreh se ishte në një ditëlindje të organizuar nga nusja e djalit e Enver Hoxhës, me të cilën Berisha asokohe kishte miqësi.

Pyetje: Ai tha se nuk i intereson se si e konsiderojnë të tjerët foton ku shihet pranë diktatorit?

Berisha: Nuk janë mjekë, Isuf Kalo është mjeku i tij. Kemi qenë në një ditëlindje. Unë  kam pasur miqësi me të renë e Enver Hoxhës dhe djalin e tij Sokoli. Ajo ka qenë drejtoreshë e bordit të Shkencave. Unë kam qenë anëtarë. Ajo bëri një ditëlindje dhe ftoi të gjithë bordin. Ne kemi qenë aty për një kafe. S’ka rëndësi se si e përdorin. Nuk ka asnjë vlerë për mua.

I pyetur nëse ka punuar si mjek për familjen e Hysni Kapos, Berisha tha se për disa muaj dhe jo për shumë. Ai tha se ai ka punuar në  kohën kur kishte infarkt miokardi, ndërsa shtoi se ka refuzuar të jetë mjek i familjes.

Pyetje: Ju keni qenë mjek, keni punuar për shumë kohë në familjen e Hysni Kapos?

Berisha: Për disa muaj, jo shumë kohë. Kam punuar për periudhën që kishte infarkt miokardi. Më kanë kërkuar që të jem mjek i familjes dhe kam refuzuar, nuk kam pasur asnjë pasojë. Po të ishte te Enver Hoxha zor të mos kishte konsekuencë, por ai nuk më ka kërkuar kurrë.

I pyetur se a ndjen përgjegjësi që Shqipëria pas 30 vitesh vijon të jetë në një tranzicion kaq mizerabël, Berisha u përgjigj:

Berisha: Kur dorëzova pushtetin në 2013 lashë një Shqipëri krejt tjetër. Nëse më thua cilat janë gabimet kryesore të miat, unë i kam, por nëse më thua se unë kam përgjegjësi për ndërtimin e narkoshtetit nga Edi Rama me ndihmën e George Soros? Shqipëria kishte një demokraci funksionale.

 

EMISIONET