FOTO/ Skeates: Mbështesim vetingun në polici dhe luftën ndaj emigracionit të paligjshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë e Bashkuara, Stuart Skeates zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimi i zyrtarit të lartë britanik me autoritetet ligjzbatuese shqiptare.

Gjatë takimit, Skeates nënvizoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vetingun në polici dhe luftën kundër korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm.

