Foto/ Rama pret në zyrë senatorët dhe kongresmenët amerikanë

Tre kongresmenë amerikanë kanë nisur nga dje në mbrëmje, 7 nëntor takimet me përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.
Ditën e sotme, kanë pasur takim me kryeministrin, ndërsa në darkë pritet të takohen me kryedemokratin Lulzim Basha.
"Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës," shkruan Rama në Facebook.
Mbrëmjen e djeshme janë takuar me ministren e Bujqësisë Frida Krifca dhe me kryetaren e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli, ndërsa nga PD me deputetët Tomorr ALizoti dhe Jorida Tabaku.
Në darkën e punës ka qenë e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
-

1 -

2 -

3 -

4 -

5 -

6 -

7 -

8 -


