(FOTO) 'Plas' alkooli dhe dr*ga në qelitë e Fierit/ Kontrollet zbulojnë lëndë narkotike dhe celularë, arrestohen dy të paraburgosur

Gjatë kontrolleve të përbashkëta në IEVP Fier nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë zbuluar sende të ndaluara dhe është ndërmarrë një operacion që ka çuar në disa arrestime dhe procedime penale.
Në një nga dhomat e institucionit u gjet një sasi pijesh alkoolike, ndërsa në ambiente të përbashkëta u konstatuan edhe disa telefona celularë.
Gjatë kontrollit fizik të një të paraburgosuri u zbulua gjithashtu një sasi e dyshuar lënde narkotike e fshehur në veshje.
Pas veprimeve hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, është arrestuar në flagrancë një i paraburgosur me inicialet I.B., i dyshuar për futje dhe mbajtje të sendeve të ndaluara në institucion.
Ai ndodhet në paraburgim për vepra të tjera penale, përfshirë armëmbajtje pa leje.
Po ashtu është arrestuar edhe një tjetër i paraburgosur me inicialet A.M., i cili dyshohet për prodhim dhe shpërndarje narkotikësh dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Ai është duke vuajtur një dënim prej 12 vitesh burg për vrasje me dashje.
Ndërkohë, është nisur procedim penal në gjendje të lirë për disa punonjës të IEVP Fier, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet për rastin po vijojnë.


