FOTO-MESAZHET/ “Do të q* robt” - ZBARDHEN BISEDAT mes viktimës dhe Fabian Muçollarit 9 vite pas krimit

Fabian Muçollari i riu nga Pogradeci ka rënë sërish në prangat e Policisë, pasi ai u arrestua ditën e sotme (18 Qershor) nga uniformat blu.

Nga kontrollet efektivët i gjetën të riut në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Por kush është Fabian Muçollari?

Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Vite më parë, më 13 shtator të vitit 2016, ky shtetas ekzekutoi me plumb në zemër bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila.

Muçollari, asokohe 18-vjeç fillimisht u përfshi në një debat me Hilën dhe shkak sipas asaj që u tha asokohe u bë një vajzë.

Debati mes dy të rinjve i regjistruar në një lokal të qytetit të Pogradecit agarvoi deri në përdorimin e sendeve të forta. Ishte Muçollari i cili fillimisht qëlloi të riun me karrige, ndërkohë që më pas u largua për disa momente dhe kur u rikthye në duar mbante një kallashnikov.

Ai hapi zjarr ndaj Hilës i cili fatkeqësisht mori dhe një plumb në zemër që rezultoi fatal për të riun. Menjëherë Policia bëri të mundur arrestimin e Muçollarit, i cili prej asokohe ishte duke vuajtur dënimin pranë IEVP Drenovë për këtë vepër penale dhe prej pak kohësh kishte lënë qelinë e burgut.

Dy djemtë, Fabio Hila (viktima) dhe Fabian Muçllari (autori) mësohet se njiheshin vetëm nëpërmjet Facebook-ut. Kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor Fabian Muçollari ka deklaruar se krimin e kishte kryer me një armë të cilën e mbante të fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë ku banonte.

“Armën e kam gjetur dhe e mbaja të groposur pas shtëpisë, në Vërdovë”, është shprehur autori.

Ai ka vazhduar dëshminë, duke thënë se, i nxehur pas sherrit verbal që kishte pasur me viktimën, bashkëmoshatar me të, e ka nxjerrë automatikun nga vendi i fshehtë dhe me të në dorë ka shkuar i vetëm për të vrarë Fabio Hilën.

“Fabio ngacmonte shoqen time të ngushtë. Ne nuk njiheshim me njëri-tjetrin, por e kontaktova nga Facebook-u. I kërkova fillimisht të mos e ngacmonte atë vajzën, por ai ma ktheu me ironi dhe tallje çdo përgjigje. I kërkova prapë që ta lërë të qetë atë vajzën, por nuk e ka bërë. Gjatë gjithë kohës unë i flisja seriozisht, por atij i dukej vetja epror dhe të dy u nxehëm. Nisëm të fyenim njëri-tjetrin dhe pasi e mbyllëm bisedën, unë nuk arrija të gjeja qetësi”, ka dëshmuar ai.

“E gjeta numrin e tij të celularit dhe e telefonova. Ai sërish më foli keq dhe i kërkova të më tregonte ku ndodhej që të sqaroheshim përballë dhe jo me llafe. Më tregoi lokalin dhe i shkova atje. Nuk ishte vetëm, por me disa shokë. Atje më tha disa fjalë që më prekën në sedër. Mendja më shkoi menjëherë tek arma që kisha fshehur mbrapa shtëpisë. Shkova te vendi ku e kisha groposur, e nxora dhe u ktheva te lokali, atje e qëllova dhe ika. Nuk e dija nëse e kisha vrarë apo jo”, është shprehur në dëshminë e tij autori i ngjarjes.

SI NDODHI VRASJA E 2016-ës?

Një krim i rëndë tronditi Pogradecin rreth 9 vite më parë, ku Fabian Muçollari (në atë kohë 17-vjeç) vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila brenda një lokali.

“Mollë sherri” është bërë një vajzë, me të cilën Fabio Hila dëshironte të lidhej dhe dyshonte Fabian Muçollari kishte ndërhyrë mes tyre.

“Degjova sikur i ke then megit mao u lidh me fabion e ver8 esht”, i dërgoi ai mesazh autorit krimit, ndërsa ky i fundit e mohon.

“Ore as sme plas kri te ndryh ti bej car tduahs un shoqe e kam as nk ka shans te kem mendje tjtr qe te te prish pun ty edhe tkem mendje per tu lidh me at”, iu përgjigj në Facebook, Fabian Muçollari.

Por, 17-vjeçari ka nisur ta kërcënojë bashkëmoshatarin duke i thënë që “Do ta pres kokën, do të q* robt”, duke i kërkuar edhe takim.

Bisedat mes tyre kanë vazhduar me sharje, ofendime e kërcënime deri në momentin e takimit në lokalin ku ndodhi edhe vrasja e Fabio Hilës nga Fabian Muçollari.

Ky i fundit raportohet se ka dalë nga burgu në qershor të vitit 2024, ndërsa u arrestua ditën e sotme (18 Qershor) nga uniformat blu pasi iu gjetën armë e drogë.

Panorama.al” ka publikuar sot bisedat mes Fabio Hilës (viktima) dhe Fabian Muçollari (autori) të shkëmbyera mes tyre para krimit, ngjarje e ndodhur më 14 Shtator 2016.

EMISIONET