FOTO-LAJMI/ Ushtria në mbrojtje të Rinasit, arrestohet i riu i rrezikshëm që përplasi 2 makina dhe me hanxhar ...

Një person është ndaluar këtë të enjte nga forcat e ushtrisë pranë rrethrrotullimit të Rinasit pas një incidenti të rrezikshëm.
Ai dyshohet se ka përplasur dy automjete dhe ka kërcënuar kalimtarët me një hanxhar.
Policia e ka shoqëruar menjëherë dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Aktualisht personi ndodhet në trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet raportojnë se ai mund të ketë probleme mendore.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe autoritetet paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm në zonë.


