FOTO-LAJMI/ Nesër do i komunikojë akuzën Sali Berishës, Arben Kraja i SPAK-ut shfaqet në shkallët e “Air Albania”-s

Teksa pritet që nesër në orën 12:00, prokurori i posaçëm Arben Kraja do t’i komunikojë akuzën zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”, ai është fotografuar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, duke ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri - Gjeorgji.
“Ora News” ka siguruarkëto pamje ku shikohet prokurori Kraja me bluzën kuqezi në mbështëtje të Kombëtares tonë.
Ndërkaq, pas Berishës për komunikim akuze do të jetë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Përveç Arben Krajës pjesë e hetimit në këtë dosje është edhe prokurorja tjetër e SPAK-ut, Enkeleda Millonai.
Shpeshhërë në daljet e tij, ish-kryeministri Berisha i ka sulmuar publikisht këto dy personazhe.



