FOTO-LAJM/ Aksident në Unazën e Madhe, përplasen dy makina! Raportohet për të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 17:31

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe, në autostradën që çon nga Shkoza drejt rrethit të TEG.
U bë me dije në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkohë që raportohet për të lënduar.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.


