Ky është 25 vjeçari që u gjet i mbytur në Korçë/ Burimet: Xhaferraj ka shenja dhune në trup
Një i ri nga Lushnja me precedent penalë në të kaluarën është gjetur i vdekur në Korçë në rrethana ende të paqarta. Viktima, cili ishte nën masën e sigurisë së arrestit në shtëpi, ishte hedhur në një rezervuar ndërsa ekspertiza paraprake sipas burimeve jo zyrtare, ka gjetur shenja dhune në trup.
Një 25 vjeçar me precedent penalë është gjetur i vdekur mesditën e së dielës në rezervuarin e fshatit Gjançit në Korçë.
Viktima është Fridman Xhaferraj, banues në fshatin Plug të Lushnjes ndërsa nuk dihet se si trupi I tij ka përfunduar në Korçë. I riu ka qenë i akuzuar për shkatërrim prone, pasi kishte djegur 3 makina në një qendër tregtare në Lushnje, ndërsa me datën 21 maj, Xhaferraj është liruar nga dhomat e paraburgimit, pasi gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.
Por edhe pse 25-vjeçari ka qenë në arrest shtëpie, ende nuk dihet si ai ka dalë nga banesa ndërkohë që ekspertiza pritet të përcaktojë edhe kohën kur ai mund të ketë vdekur.
Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se në trupin e viktimës janë gjetur me shenja dhune të shkaktuara nga një mjet i fortë, duke përjashtuar armët e zjarrit. Burime jo zyrtare të policisë së Lushnjes thanë se viktima njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike.
Policia e Korçës ende nuk ka dhënë një pistë hetimi, por duke vendin ku është gjetur trupi i viktimës, dhe shenjat e dhunës dyshimet se ai mund të jetë torturuar, vrarë e më pas hedhur në rezervuar janë të mëdha.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim edhe me policinë e fierit po kryejnë hetimet e para për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 25 vjeçarit Fridman Xhaferraj, por edhe për të identifikuar e kapur autorët e mundshëm të një vrasjeje.


