FOTO/ Kjo është amerikania që u gjet e pajetë në Sarandë, dyshohet nga ...

FOTO/ Kjo është amerikania që u gjet e pajetë në

Personi që shihni në foton e mëposhtme është shtetasja amerikane Sharly Lynn Chaddick, 63-vjeçe, e cila u gjet paraditen e kësaj të enjte pa shenja jete në banesën e saj, në lagjen  nr. 2 të Sarandës.

E njohur në rrjetet sociale si Sami Mancini, shtetasja amerikane jetonte prej disa vitesh në Sarandë, teksa ishte e njohur për komunitetin lokal, dhe njihej si një tifoze e zjarrtë e ekipit të futbollit të Butrintit.

Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, teksa burime për mediat thonë se egzistojnë dhe dyshimet që 63-vjeçarja të ketë ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.

Trupi i shtetases amerikane është transportuar për në morgun e qytetit nga ku do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e saj se nga çfarë ka humbur jetën.

Gjithashtu, kanë nisur edhe procedurat për njoftimin e familjarëve të saj për të tërhequr trupin.

FOTO/ Kjo është amerikania që u gjet e pajetë në

/Boldnews

EMISIONET