FOTO/ Detaje nga vrasja në Fier, 41-vjeçari u qëllua teksa lëvizte me ''Porche'', ja makina me të cilën u largua autori

FOTO/ Detaje nga vrasja në Fier, 41-vjeçari u qëllua teksa
Makina e viktimës dhe makina që dyshohet se përdori autori

Ora News siguron foto të makinës me të cilën u largua autori i vrasjes së Elton Javorit. 

Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’ në Fier.

Makina është tip benz "E class coupe' me targa shqiptare e prodhimit pas vitit 2011 me ngjyrë të errët.

Vlera në treg e kësaj makine është 12-15 mijë euro

Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Ka raportime të pakonfirmuara se 41-vjeçari dyshohet se u vra me pistoletë pas një krushqie të prishur.

41 vjeçari u vra brenda makinës së tij ''Porche''.

Ditën e sotme qyteti i Fierit u trondit nga ekzekutimi i 41-vjeçarit Elton Javori.

Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte me mjetin e tij “Porsche Cayenne” në lagjen “16 prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta.

Si pasojë e të shtënave ai ka humbur jetën.

Viktima jetonte prej disa kohësh në Gjermani dhe sic tregojnë banorët e zonës, ka qenë një djalë i qetë, i sjellshëm dhe jo problematik

. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Për ngjarjen reagoi edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit.

Tashmë e kemi të identifikuar autorin, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që kanë çuar me këtë krim të rëndë. Ju siguroj që brenda një kohe të shkurtër, Policia e Shtetit, në lidhje me rastin do të vejë para drejtësisë autorin e kësaj ngjarje të rëndë”, tha Rrumbullaku i pyetur nga gazetarët gjatë një konference për mediat.

FOTO/ Detaje nga vrasja në Fier, 41-vjeçari u qëllua teksa
Agim Gashi
FOTO/ Detaje nga vrasja në Fier, 41-vjeçari u qëllua teksa
Makina që dyshohet se përdori autori

EMISIONET