FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 18:15

Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në Kryqëzimin e Markatomaj, në autostradën Lezhë-Laç. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur.
Gjithashtu i dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.


