Protesta e 8 janarit, edhe gazetarët e operatorët u helmuan nga gazi lotsjellës në selinë PD

Sandër Lleshaj, i etiketuar si 'gaz kimiku' nga opozita prej përdorimit te gazit masiv ndaj protestuesve, prej 1 viti nuk është më Ministër i Brendshëm por metoda e tij është kthyer në standard sot nga policia e shtetit.

Rreth orës 13:00 të së shtunës (8 janar 2022), gazi lotsjelles shpërtheu masivisht në selinë e Partisë Demokratike, ku mbështetësit e Lulzim Bashës dhe ata të Berishës po zhvillonin betejën për selinë.

Ndërhyrja ishte e paparalajmëruar dhe gjeti të pambrojtur reporterët dhe operatorët që ishin aty për të pasqyruar ngjarjen.

Për një kohë të gjatë ata u gjendën në ambientin toksik që u krijoi vështirësi e rrezik për shëndetin në raportim.

Uji me presion dhe gazi lostjellës vërshuan brenda dhe jashtë rrethimit të Partisë Demokratike.

Gazetarët e Ora News ishin dëshmitarë dhe viktima të sasisë joproporcionale të sasisë së gazit të hedhur në këtë ngjarje.

"Me gaz lotsjlellës tashmë jemi bërë imun, për faktin se kemi ndjekur me dhjetëra protesta të zotit Basha dhe zoti Berisha dhe ishte i njëjti gaz që u përdor për të ndarë Lulzim Bashën dhe Lulzim Berishën" Everest Dedaj

"U përdor gaz lotsjellës, që na bllokoi frymëmarrjen. Unë isha një ndër gazetarët që bashkë me kolegët e mi u përballëm me gazin lotsjellës por edhe botet me ujë, që përdori policia për të shpërndarë turmën. Nga ana tjetër mbështetësit e Bashës që po ruanin selinë e PD-së përdornin një sprajt që më pas shpërndaheshe dhe merrte ngjyrë të bardhë, që të shkaktonte djegie të syve. Si pasojë e gazit lotsjellës kemi probleme edhe me frymëmarrjen" tha Sonila Musaj

"Me ujin nuk jemi lagur shumë, por me gazin lotsjellës jemi ngopur me katër apo pesë protesta të tilla të këtij lloji" tha Edison Vatnikaj.

Si rrallë herë, ishin imazhet kur autobotet e ujit spastronin unazën ndërsa më të dobëtit mes protestuesve kishin mbetur buzë Lanës të pambrojtur, e ata vuajtën dhe pasojat e këtij sulmi policor.

Madje gazi lotsjellës i forcave speciale të cilët mbrohen pas skafandrave dhe mjeteve të posaçme antigaz, nuk kursyen as kolegët e forcave të rendit, të cilët gjithnjë janë në vijë të parë të një proteste por të pambrojtur.

Në mbyllje të tre orëve proteste brenda e jashtë selisë së PD-së, në rrugë mbeten bombolat e zbrazura të gazit lostjellës, si dëshmi e përdorimit të forcës policore.

Operatorët qe ndoqen protesten dhe u demtuan nga gazi: Ermal Noka, Esmerald Jahelezi dhe Alban Xhokaxhi. Gazetaret: Everest Dedaj, Fjorela Beleshi, Sonila Musaj, Edison Vatnikaj

Edhe Kamerat e Ora News i është hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.

EMISIONET