Foltorja në SHBA, Berisha: Shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e kapur

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar historike foltoren virtuale me shqiptarët në SHBA në New Jersey.

Ai vlerësoi rolin thelbësor të diasporës në çështjen kombëtare.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare të dy vendeve më të dashura për shqiptarët, Shqipërisë dhe SHBA. Ju përshëndes sonte përzemërsisht, përulem me shumë mirënjohje para jush që u bashkuat nga të 4-anët e atij vendi të madh në një "Foltore" historike. Kjo sepse në historinë e kombit tonë, Kosovës, dhe kudo ku janë shqiptarë, shqiptaro-amerikanët diaspora dhe emigracioni ynë kanë luajtur dhe do të luajnë një rol themelor, të madh të mbështetjes së fuqishme të çdo angazhimi të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar".

Duke analizuar takimet anekënd Shqipërisë, Berisha tha se ka gjetur të njëjtin entuziazëm si para 30 viteve pasi edhe sot shqiptarët janë përballë një diktature, por të një lloji tjetër.

"Në një seri takimesh në mbarë vendin, në këtë lëvizje dua të ju rrëfej ju se kam gjetur në mënyrë absolute të njëjtin entuziasëm optimizëm, si në revolucionin paqësor të dhjetorit 1990.Natyrshëm lind pyetja se si mund të ekzistojnë kjo shkallë kaq e lartë në shoqërinë shqiptare, tani pas 30 vitesh. Edhe sot njësoj si 30 vite më parë shqiptarët përballen me një diktaturë, por tashmë të një lloji tjetër, në drogën dhe krimin dhe modelin e shkuar të Shqipërisë.

Sot pas 30 vitesh shteti ligjor në Shqipëri është zëvendësuar me shtetin e kapur nga droga dhe krimi. Ata vendosin sot, kudo, në rrugë, institucione, parlament dhe qeveri. Për shqiptarët, alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi masiv nga Shqipëria.Sot ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit, kur rroga e tyre ka qenë më e larta në rajon. Sot paguajnë çmimet më të shtrenjta, në Europë dhe më gjerë.

Berisha tha se "kjo lëvizje synon ti japë vendit para së gjithash një opozië të vërtetë që të qëndrojë fuqishëm para regjimit, të ngjallë shpresë e besim te qytetarët shqiptarë dhe natyrisht me qëllimin e saj të çmontojë narkoshtetin dhe të rikthejë në Shqipëri ligjin, të drejtat, vlerat konservatorë, të cilat kanë bërë botën e lirë".

"Jemi në rrugën e duhur, në 11 dhjetor ne rithemelojmë de facto  këtë parti e cila u largua nga këto vlera. I japim vendit opozitën e vërtetë përkarshi asaj të marrë peng nga narkoqeveria" shtoi ai.

Berisha tha se Edi Rama bëri të mundur atë që nuk e realizoi dot as Ramiz Alia.

 "Ja doli të marrë peng opozitën, ta shndërrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj, i cili kalon në 8 vite nga disfata në disfatë, ja lejoi vetes të implikohet në afera të atilla të cilat kurrë një njeri i vyrtytshëm dhe i përgjegjshëm nuk do ja lejonte".

 

EMISIONET