Kampioni i botës në mundje Zelimkhan Abakarov për ORA Sport: Faleminderit Shqipëri, ne jemi kuq e zi
Zelimkhan Abakarov mundësi me origjinë çeçene që përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Mundjes fitoi medaljen e artë me flamurin kuqezi.
Në një lidhje përmes Skype në emisionin “Ora Sport” në RTV ORA Abakarov foli shqip, qartë dhe pastër, falenderoi Shqipërinë.
“Faleminderit Shqipëri ne jemi kuq e zi”, tha kampioni.
Sakaq president i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni u shpreh se ky ishte një moment magjik.
Sahit Prizreni: Është një moment magjik për ne. Emocionet janë të papërshkruara. Nga kryeministri dhe të gjithë i kanë bërë jehonë suksesit të tij. Çdo ditë kemi një diskutin që Zelimkhan të mësojë shqip.

