Flakë në ish-fushën e druve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 21:48

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë dy baraka në lagjen e komunitetit rom pranë ish-fushës së druve në zonën e Tepes.
Sipas informacioneve paraprake, barakat janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme materiale për familjet që banonin aty.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u arrit të shmangej përhapja e flakëve, duke u shpëtuar disa banesave të tjera që ndodheshin ngjitur me vatrën e zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
