Fieraku në kërkim nga policia. Mori disa persona në Gjermani për punë, i mashtroi dhe nuk i pagoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 11:25

Është shpallur në kërkim një 46 vjeç, banues në Fier.
"46 vjeçari me inicialet L. P. dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer", njofton policia.
Mbi 46 vjeçarin rëndon vepra penale "Mashtrimi".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

