Filmimet, ja si u vra me 6 plumba në këmbët e motrës, biznesmeni i Himarës, Niko Goro

Zbulohen pamje filmike të vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, ngjarje e cila është rregjistruar në muajin tetor 2020, ku autori i krimit, Kliti Leka, dukshëm dallohet teksa qëllon me armë mbi kushëririn e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Fotosekuencat e siguruara nga “Ora News” të pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Kliti Leka, godet 6 herë me pistoletë në drejtim të Goros, duke e lënë të vdekur në vend. Niko Goro, ishte duke hyrë nga ambjentet e një supermarketi që menaxhohet nga motra e tij, Eftinia.

Eftinia, ka parë vrasjen e vëllait të saj teksa qëllohet 1 metër larg dhe Nigo Goro, rëzohet në këmbët e motrës së tij.

Ajo është përpjekur të ndalë autorin e krimit, por Kliti Leka, nuk ka kursyer plumbat duke e qëlluar edhe atë me një plumb në këmbë dhe plagosur rëndë.

Filmimet, ja si u vra me 6 plumba në këmbët e motrës,

Niko Goro, sapo do hynte në supermarket për të blerë vezë për nënën e tij të sëmurë, ndërsa është përballur me sulmin e befasishëm të Kliti Lekës.

Siç shihet dhe në pamjet flmike Leka, ka ndjekur nga pas me një makinë “Wolsvagen Sharon” Goron.

Sapo ky i fundit ka qëndruar në hyrjen e supermarketit, Leka parkon makinën disa metra pas mjetit të Goros, del nga makina dhe nxjerr armën duke ja drejtuar, Niko Goros.

Në këto pamje filmike, Leka, shfaqet me një kapele në kokë dhe syze në fytyrë, ndërkohë veshur mban një pluzë të zezë, ndërsa në duar armën e krimit.

 Goro është qëlluar me 6 plumba pas shpine me plumb në kokë dhe të tjerët në trup, në një distancë shumë të afërt. Ndërsa më pas autori i krimit është larguar me shpejtësi, duke shkuar në makinën e tij, të marë me qëra në Tiranë.

Në ikje e sipër, Leka është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, që vendasit e quajnë “ish-prozhektori”.

Në këtë moment, Kliti Leka, ka hedhur armën dhe ka dalë në një terren të hapur, ku efektivët e policisë kanë shkuar dhe e kanë arrestuar.

Gjatë kontrollit, Kliti Lekës, ju sekuestrua një automatik kallashnikov me dy karikatorë, një pistoletë “Heckler Koxh” me fishekë në fole, dhe 60 fishekë automatiku.

Mes sendeve të sekuestruara, efektivët e policisë i gjetën të dyshuarit dhe një qese ku brenda saj kishte një mollë dhe një banane, ku me sa duket autori kishte marrë ushqime me vete nëse planifikonte të largohej në mal. Shkak i kësaj vrasje besohet të jëtë bërë një konflikt për pronat me ndarjen e apartamenteve në një sipërfaqe toke, ku biznesmeni Niko Goro, kishte ndërtuar një kompleks pallatesh në Himarë.

EMISIONET