Figura të rëndësishme italiane kalojnë fundjavën në Tiranë, ish-ministri Di Maio publikon videon

Emra të rëndësishëm të politikës e sipërmarrjes italiane kanë vizituar këtë fundjavë Tiranën.
Me sa duket në këtë krizë investitorësh të huaj në Shqipëri, kryeministri Rama po kërkon mbështetje tek Italia e miqtë e vjetër të qeverisjes së mëparshme italiane.
Ish ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio e sipërmarrësi i njohur italian Flavio Briatore brenda pak orësh kanë qënë në Tiranë e të ftuar në të njëjtin ambient, dokumentuar nga ata vetë, por ndoshta në orare të ndryshme.
Biznesmeni italian Flavio Briatore, një nga emrat më të njohur të sipërmarrjes italiane ka vizituar për herë të aprë Shqipërinë e me sa duket për projekte të rëndësishme për bizneset e tij në të ardhmen.
Në shoqërinë e nëj sipërmarrësi shqiptare me emrin Haxhi për të cilin Briatore shprehet se është "një idustrialist i madh shqiptar", Briatore informon se ndodhet në Tiranë i ftuar nga kryeministri Rama.
Në videon e shëprndarë në social Briatore shprehet i impresionuar se "gjëndet në një ambient të quajtur Casa Italia, ku është pozicionuar flamuri italian e mjaft objekte e fotografi të historisë italiane , e jam i ftuar nga KM, Rama", thotë ai.
Ndërsa video përcillet lie, hyn në ambiente kreu i qeverisë shqiptare me të pamungueshmet atletet e tij të bardha e mes të tjerash shton se në një kënd të këtij ambienti ndodhen dhe lekë. "Janë para të stampuara dikur në Itali", thotë Kryeministri shqiptar.
Sipërmrrësi italian shprehet me superlative mbi KM shqiptar e mjaft entuziast se ndodhet në Shqipëri.
Ndoshta frymëzuar mikpritja shqiptare o nga pritshmëria mbi një projekt të ri investimi në këtë vend?
Po pak orë më parë në të njëjtin ambient ku Rama e Briatore konsumojnë takimine tyre informal, ka puublikuar një fotografi me vend pozicioni gjeografik Tiranë -Albania dhe ish ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio emri i të cilit u përfshi pak kohë më parë në një skandal mediatik e politik, pasi u përfol në deklaratën e kryeministrit shqiptar "mbi kontrabandën e vaksinave mes Romës e Tiranës".
Ish ministri i jashtëm Di Maio pas largimit nga drejtimi i Partisë Lëvizja 5 Yje, krijoi Partinë e re "Impegno Civile", me të cilën garoi në zgjedhjet e 25 shtatorit 2022. pa mundur të fitoi as një vend në legjislaturën e parlamentit të ri italian.
U fol për pak kohë se ai mund të emërohet i dërguar special i BE për Gjirin Persik, kandidaturë që për momenti ka mbetur në stand by.
Në një intervistë të fundit të dhënë për mediat italiane ish ministri i jashtëm ka deklaruar se po i dedikohet një jete të re e kush e di ndoshta dhe Shqipëria është pjesë e këtij projekti të ri të jetës së tij.
Ndërkohë në Itali 19 persona mes të ciëlve dhe ish KM Giuseppe Conte në qeverinë ku Di Maio ishte ministër i jashtëm janë vënë nën hetim për keq menaxhim të emergjencës pandemike me pasojë një numër të lartë viktimash.
Ish minsitri i jashtëm është kthyer në nga Tirana në Romë të shtunën pasdite.

