Fier/ Plagosi me mjet prerës 33-vjeçarin, arrestohet autori

Një konflikt me motive të dobëta është regjistruar në Fier, teksa një shtetas i identifikuar si J.R., në lagjen "15 Tetori", ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin D.D.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen "15 Tetori", dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

