Festë për Flamurin dhe në Itali, shqiptarët valle me "Xhamadani vija vija", këngë për Sali Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2022, 20:00
Shqiptarët nga Lazio dhe Roma u bënë bashkë për të festuar Festën e Flamurit, raporton gazetarja Alba Kepi.
Me flamuj kuq e zi dhe muzikë patriotike festa kaloi mes këngëve dhe valleve.
Nuk mund të mungonte kënga legjendare "Xhamadani vija vija", por përmes këngës u përcoll dhe mesazhi i fortë: Feja e shqiptarit është shqiptaria.
Në festë ranë në sy dhe flamuj të PD e simpatizantë të saj, e po ashtu vallja u hodh dhe me këngën "Mos Serbi murin ta prisha", këngën e Fatmira Breçani dedikuar Azem Hajdarit e Sali Berishës.