Festat mbaruan, shqiptarët ikin. Mbi 5 mijë dalje në 24 orë nga pika kufitare e Kapshticës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2023, 09:45
Me përfundimin e festave të fundvitit, mbaruan dhe ditët e pushimit për emigrantët shqiptarë, të cilët po rikthehen me shpejtësi në vendet ku ata jetojnë e punojnë.
Nga të dhënat zyrtare raportohet se për datën 03 janar, në Kapshticë kanë hyrë 2591 shtetas dhe kanë dalë 5192.
Nga pika kufitare e Kakavijës numri i hyrjeve gjatë 24 orëve të fundit është 3258, ndërsa i daljeve 5015 shtetas.
Ndërsa në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kanë hyrë 2634 dhe kanë dalë 2848 shtetas.

