Festa e rakisë së manit, banorët e Boboshticës në Korçë promovojnë pijen tradicionale
Banorë e turistë u mblodhën në Boboshticë të Korçës për festën tashmë tradicionale të Rakisë së Manit, për të cilën zona është e njohur.
Manat shekullore identifikojnë Boboshticën mes fshatrave të Korçës dhe banorët e zonës janë zanatçinj të prodhimit artizanal të Rakisë, që prej vitesh i kushtojnë edhe një festë.
Vit pas viti edhe Boboshtica po ndjen fenomenin e largimit të banorëve.
Por ka edhe prej tyre që po kthehen për të investuar në vendin e tyre.
“Po vijnë njërit nga jashtë, po vijnë këtu.”
Turizmi është sektori sjell zhvillim në Boboshticë.
Por banorët janë të pakënaqur me mbështetjen e institucioneve.
Muzeu i Rakisë, mbetet premtim i pambajtur.
“Kjo varet shumë nga bashkia.”
Gatimet tradicionale të shoqëruara me një gotë raki mani, nën tingujt e muzikës popullore gjallëruan Boboshticën këto ditë vjeshte.



