Ferruni: Zjarret në Shqipëri më të rënda se në 2012, situata alarmante

Ambientalisti Lavdosh Ferruni, në një lidhje për "Ora News", tha se statistikat tregojnë se Shqipëria po përballet këtë vit me një situatë më të rëndë zjarresh krahasuar edhe me vitin 2012, duke e cilësuar gjendjen alarmante.

" Pash një statistik në Spanjë, që është një vend shumë më i madh krahasuar me Shqipërinë, ishte rreth 79 mijë hektarë.

Spanja është në elitën e vendeve nga zjarret e fuqishme dhe padyshim është shumë, për Shqipërinë e vogël kjo është një shifër alarmante.

Është goxha shqetësuese se nuk shohim të ketë ndonjë përmirësim në këtë drejtim madje një lloj statistike që tashmë përdorim nga pak edhe këtë inteligjencën artificiale, rezultonte që Shqipëria është më keq se viti 2012, në pikëpamje të intensitetit të zjarreve dhe dëmeve.

Edhe nga burimet tona që kemi mendoj që këtë vit është më keq se viti i kaluar", u shpreh Ferruni.

 

EMISIONET