"Fermer mos rri po duku!" Protesta me tre kërkesa për Qeverinë në Lushnje

Ka përfunduar pa shumë bujë dhe me pjesëmarrje modeste protesta e fermerëve në Lushnjë. Sot ishte njoftuar se Sindikata e Fermerëve të Bashkuar do të protestonte duke marshuar drejt bashkisë Lushnje, por numri i ulët i pjesëmarrësve ka bërë që të mbyllet aty ku nisi.

Kryetari i FSB-së, Edi Sharka, tha se kërkesat e fermerëve do të bëhen pjesë e kërkesave të grupit të protestës në Tiranë.

"Sindikata është pjesë e protestës mbarëkombëtare, ishim dje në Tiranë dhe do afishojmë kërkesat tona të jenë si pjesë e kërkesave të grupit të protestës dhe të shohim reagimin e qeverisë. Deri tani reagimi është shumë i vogël dhe i pavlerë".

Një fermer lexoi para mediave çka ai bashkë me djalin 10 vjeçar kanë shkruar për krizën që po përjetojnë fermerët dhe fëmijët e tyre.

Në protestë ishte dhe deputeti Saimir Korreshi, i cili qëndroi disa minuta me fermerët i mënjanuar dhe u largua, pasi nuk munguan pankartat kundër tij.

"Larg protestës deputeti i Lul Bravës".

Kërkesat e fermerëve

-Rritja e fondit për naftën pa taksa dhe lehtësimin e procedurave për aplikim që të përfitojnë të gjithë fermerët dhe jo 25% si sot.

-Rritja e subvencioneve për fermerët për të kompensuar trefishimin e çmimeve të imputeve bujqësore

-Heqja e kritereve përjashtuese për skemat mbështetëse (pragjet "dysheme dhe tavan" dhe parimi "kush aplikon i pari shërbehet i pari".

"Fermer mos rri po duku!" Protesta me tre kërkesa për

EMISIONET