Fëmijët, të ekspozuar ndaj virozave, mjeku Minarolli: Kujdes nga bllokimi i hundëve, pasi krijohet një virozë e tejzgjatur

Virozat tashmë janë përhapur në masë po prekin më së shumti rrugët e frymëmarrjes.

Lidhur me këtë situatë, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte mjeku virolog, Tedi Minarolli, i cili theksoi se jemi në periudhë virozësh dhe këtë vit edhe sipas statistikave janë më të shpeshta.

“Sigurisht problemet janë të shumta dhe veçanërisht tek fëmijët. Sepse trakti i rrugëve respiratore është pak më i hollë dhe më pak i maturuar tek fëmijët, ndaj ata janë dhe më të prekur nga kjo.

Dhe një virozë sado e vogël mund të krijojë probleme tek fëmijët nga bllokimi i hundëve shkaktohet dhe infeksioni në vesh. Dhe lirimi i hundës në mënyrë të duhur ndihmon dhe në kapërcimin sa më lehtë të virozave.

Pasi një bllokim i zgjatur i hundëve krijon dhe virozë të tejzgjatur”, u shpreh ndër të tjera mjeku ORL, Tedi Minarolli.

EMISIONET