"Fëmijët nën kujdesin e Republikës" Rama: Shtohet status i ri, ndryshime në skemën e ndihmës financiare

Kryeministri Edi Rama sot ka prezantuar në Kuvend nismën e qeverisë, që pritet të miratohet dhe ka të bëjë më  trajtimin me  ndihmë financiare të disa kategorive, duke përfshirë edhe fëmijët që do të marrin statusin e mbrojtjes nga shteti.

"Fëmijë nën kujdesin e Republikës" do të jetë statusi i ri, nismë e cila pritet të votohet në Kuvend. 

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se pjesë e këtij statusi do të jenë fëmijët e mjekëve të rënë në krye të detyrës në kohën e pandemisë dhe për të gjithë fëmijët e tjerë të personave që kanë humbur jetën në detyra për ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore.

Rama: Do përfitojnë dyfishin e ndihmës të gjitha vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara, të gjitha nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe po ashtu dhe jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Këtyre sot i shtohet dhe një kategori tjetër përmes nismës ligjore për statusin "Fëmijë nën kujdesin e Republikës."

Një nismë që reflekton një vizion që mishëron një ambicie dhe që faktikisht materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice qeverisëse nën raport me ata që ndihen më tët dobët sepse i përkasin një kategorisë vulnerabël. Kuvendi do të përcaktoj një status të ri për të gjithë fëmijët apo personat nën kujdestari, të dëshmorëve ve Atdheut, mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë në krye të detyrës.

Nëpërmjet kësaj nisme shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategori prindërish për t'i lehtësuar përballimin e jetës në kushtet e humbjes së prindit. Statusi "Fëmijë nën kujdesin e Republikës" përfitohet deri në moshën 18 vjeç, por i siguron personit një trajtim të veçantë material deri në moshën 25 vjeç nëse ndjek dhe arsimin e lartë. Përfitimet materiale përfshijnë një trajtim financiar mujor që llogaritet në bazë të pagës mujore më të larët të prindit apo kujdestarit  ligjor që ka humbur jetën.

Në masën 100% për çdo fëmijë kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin "Fëmijë nën kujdes të Republikës", në masën 70 % kur në ngarkim të  personit që ka humbur jetën ka 2 fëmijë dhe në masën 40% për çdo fëmijë kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka 4 fëmijë, dhe 50% kur janë 3 fëmijë.

Rama u shpreh se ky është një kapërcim i jashtëzakonshëm në krahasim me trajtimin e  deri sotëm të fëmijëve jetimë, të prindërve apo kujdestarëve ligjorë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

 

EMISIONET