Fëmijët në rrezik! Çepani: Nuk ka mbështetje institucionale për vajzat e gratë që janë në vështirësi
Aktivistja Edlira Çepani në një intervistë në Ora News foli për ngjarjen e rëndë ku një foshnje u gjet e braktisur sot në Tiranë. Çepani u shpreh se në shoqërinë shiptare nuk ka thuajse asnjë mbështetje institucionale për vajzat dhe gratë të cilat janë në vështirësi.
"Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që ndodh. Fatkeqëisht në shoqërinë shqiptare nuk ka thuajse asnjë mbështetje institucionale për vajzat dhe gratë të cilat janë në vëshitrësi por edhe për familjet në vetvete.
Është shumë e vogël mbështetja që ju jepet familjeve për rritjen e fëmijëve të tyre dhe ne kemi vite me rradhë që kërkojmë një vëmendje më të madhe kundrejt fëmijëve dhe familjebve, jo vetëm me fjalë por edhe me buxhete", tha ndër të tjera

