"Fëmijët ishin në gjumë, u çuan kur i shkoi flaka", flet nëna e 40-vjeçares së djegur nga shpërthimi në Velipojë

Nëna e Alketa Gjokës, 40-vjeçares e cila bashkë më tre fëmijët e saj pësuan djegie të shumta nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojëtha për Ora News se i ka takuar në spital dhe të katërt ata kanë dhimbje trupi. 

Ajo tregon se fëmijët kanë qenë në gjumë kur ndodhi ngjarja dhe janë çuar kur ka shkuar flaka te dhoma.

Nga shpërthimi i bombolës mbeti e plagosur nëna dhe 3 fëmijët , Alketa Gjoka 40 vjeç, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç dhe Enriko Gjoka 12 vjeç.

"Na thanë që kemi dhimbje të trupit. Vajza ishte duke  bërë kafen, sa e mori shkrepsen e ndezi ka marrë flakë aty. Fëmijët ishin në gjumë, kur ka shkruar flaka te shtrati janë çuar. Nuk e di, i ka në dorë doktori dhe Zoti," tha ajo.

Sipas mjekëve të spitalit të djegie plastikës, nëna me tre fëmijët e saj janë në rrezik për jetën.

Ndërkohë drejtori i zjarrfikëses Shkodër, Agron Dibra tha se  rrjedhjet e gazit nuk kuptohen kur janë në mjedise të mbyllura.

Gjithashtu bëri apel për bombolat e gazit, që të kontrollohen, pasi kur nuk përdoren edhe mund të shkaktojnë rrjedhje gaz.

EMISIONET