Çfarë pritet nga Reforma zgjedhore? Në lojë herësi, votimi elektronik dhe vota e emigrantëve

Që prej vitit 1991, në Shqipëri janë zhvilluar 10 procese zgjedhore parlamentare, ndërsa sistemi ka ndryshuar disa herë, po ashtu ka ndryshuar edhe numri i deputetëve

Pas fitores së demokratëve në 2005-ën, në zgjedhjet e 2009-s u ndryshua tërësisht sistemi zgjedhor, kjo për shkak të ashtuquajturit fenomeni i dushkut.

Për kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, hersi, përmes të cilit fitues del ai kandidat që merr më shumë vota dhe jo sipas renditjes që firmos kryetari i partisë, mbetet një çështje që pret konsensusin e partive politike ndërsa KQZ pret dakordësinë e tyre.

Ndërkohë, analisti Ermal Hasimja e vlerëson ndarjen proporcionale si problematike. Sipas tij, ndarja mazhoritare do të sillte më pak konfuzion.

Një çështje tepër e rëndësishme që reforma zgjedhore duhet të përfshijë, e theksuar si nga Kreu i KQZ Celibashi apo edhe nga analisti Ermal Hasimja mbetet vota e emigrantëve.

Prej vitesh trumbetohet nga politika domosdoshmëria e përfshirjes së tyre në process, e po në të njëjtën kohë asnjë parti nuk ndërmerr nismën ligjore. 

Edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila dha afatin e janarit të vitit 2024 për plotësimin e kuadrit ligjor përmes të cilit të sigurohet vota e emigrantëve, është neglizhuar nga ana e kuvendit.

Sipas ekspertëve, kuadri ligjor si dhe mënyra për të mundësuar votën e emigrantëve është tërësisht i mundur por vullneti politik është ai që mungon.

Një risi e re në procesin e zgjedhjeve është votimi elektronik, i cili sjell dhe rezultatet brenda 2 orëve nga përfundimi i procesit.

EMISIONET