Çfarë po ndodh në Elbasan? Dy hajdutë të maskuar e mbushin thasin me lekë dhe me paketa cigaresh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 15:24

Dy persona të maskuar janë futur për të vjedhur në një tabakino në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik.
Mësohet se kanë vjedhur rreth 500 mijë lekë, si dhe paketa cigaresh, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar dhe policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre, për shkak se zona nuk është e mbuluar me kamera.

