Çfarë do bëjmë me naftën? Rama: Është koha për të rezistuar, kemi detyrim të mbajmë barrën
Çfarë do bëjmë me naftën? Rama: Është koha për të rezistuar, kemi detyrim të mbajmë barrën
Kryeministri Edi Rama, ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim me furnizuesit e naftës për pasojat e luftës në çmimet e karburantit dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë.
Kryeministri Rama sërish hodhi topin te lufta Rusi-Ukrainë duke thënë se kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve në vendin tonë.
Rama: Sot këtu jemi për çfarë do të bëjmë me naftën. Ju duhet sot të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjese të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit para se të ishit këta që jeni. Të gjithë e keni nisur këtë rrugë nga hiçi,. Kjo është koha për të rezistuar dhe për të ndarë pjesën tuaj të barrës. Ne kemi detyrimin që të mbajmë barrën më të madhe, qeveria. Të gjithë kanë detyrimin të mbajnë barrën e tyre. Edhe ju do mbani pjesën tuaj. Në këto kushte ne do kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do hyjë në administrimin e furnizimit bashkë me ju. Përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.

