Falsifikonin certifikatat e mbrojtjes së gjuhëve të huaja kundrejt pagesave, arrestohet 3 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi falsifikonin certifikatat e mbrojtjes së gjuhëve të huaja.
Policia bën me dije në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale M. P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen me iniciale B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja me iniciale E. A., 34 vjeçe.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari, policia ka gjetur dhe sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Finish”.
Zbulohet një ambient i përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.
Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetase dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:
M. P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

