Faktori shqiptar në Ballkan, ambasadori Shaban Murati publikon dy librat më të fundit
Publiku ka në dorë dy libra të rinj për diplomacinë shqiptare dhe çështjet më të mprehta të saj. Problemet diplomatike me fqinjët tanë serbë dhe grekë janë trajtuar nga ambasadori Murati, për të nxjerrë në pah edhe dobësitë dhe pikat e forta të faktorit shqiptar në Ballkan.
Ambasadori Shaban Murati ka sjellë për publikun dy botime të reja në studimet për politikën e jashtme shqiptare dhe zhvillimet në arealin ballkanik.
Ambasadori Murati solli në vëmendje gjatë fjalës së tij disa nga problemet e diplomacisë së faktorit shqiptar në Ballkan.
"Nuk është e rastësishme që 109 vjet shtet problemet e mëdha janë akoma në zjarrin e diplomacisë," tha Murati.
Studiues të gjeopolitikës dhe diplomacisë, gjatë fjalës së tyre, njëzëri vlerësuan botimin e ambasador Muratit për mendimi diplomatik shqiptar.
"Librat janë udhërrëfyes për qëndrimet që duhet të mbajë shteti shqiptar në raport me sulmet që i bëjnë integritetit territorial të Shqipërisë dhe Kosovës."
"Në kë to libra trajtojnë analiza të hollësishme dhe të argumentuara të ambasador Muratit për diplomacinë shqiptare dhe kosovare ndaj qarqeve shoviniste, agresive dhe dinake."
"Duhet ta lexojnë elita politike pa kompleksitet, por përveç elitave trupi diplomatik i Shqipërisë duhet ta ketë aty, ta shfletojë germë për germë si dhe opinioni publik."
Këto janë botimet e reja që i shtohen gamës së gjerë të botimeve të ambasadorit Murati, që me të drejtë i japin titullin ballkanolog i spikatur ndër shqiptarë.





