Evazioni fiskal me incineratorët, Ibrahimaj: Skemat qysh në 2018, ndodhin në të gjitha vendet e botës
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, përmes një daljeje për mediet ka reaguar lidhur me denoncimin e LSI-së për kompanitë e incineratorëve që kanë bërë evazion fiskal.
Ai bëri me dije se skema të tilla fiktive me incineratorët dhe kompanitë janë proceduar qysh në vitin 2018 mbi skemat e mashtrimit.
Ndërkohë, referuar denoncimeve të LSI-së ajo tha po përdoren në mënyrë abuzive dhe qëllime politike nga opozita.
Ajo shtoi se këto nuk janë dukuri te reja e nuk janë dukuri shqiptare, por të përhapura në gjithë vendet e botës e në Shqipëri kane filluar të shumohen pas vitit 2012.
Ibrahimaj: Te gjitha faktet lidhen me procese të kryera vite më parë nga Administrata Tatimore. Në dhjetor 2018 Administrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skeme mashtrimi që lidhej me pastrim parash, janë referuar 20 subjekte për të cilat bashkë me to 24 individë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit. Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së.
Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara dhe kompanitë që i shisnin këtyre subjekteve përfitonin duke shkarkuar inventarët e tyre pranë subjekteve bashke me TVSH ndërkohë që subjektet fiktive i shisnin kompanive blerëse produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH. Këto nuk janë dukuri te reja e nuk janë dukuri shqiptare, por të përhapura në gjithë vendet e botës e në Shqipëri kane filluar të shumohen pas vitit 2012.
Nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte, pra 34 procedura që janë referuar pranë Prokurorisë. Pjesë të këtyre kanë përfunduar me një vendim gjykatë për zbatim ku në disa raste ka pasur dhe të dënuar, pjese e tyre janë ende në hetim dhe vijojnë procedurat.


