"Ethet" e zgjedhjeve vendore, a xhelozon Fatmir Mediu për raportet Berisha-Meta?
Partia Republikane dhe Fatmir Mediu, një nga aletët e vjetër të Partisë Demokratike nuk xhelozon aspak në marrëdhëniet e zotit Berisha dhe PD me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, të cilët u takuan sot zyrtarisht për të vënë piketat e një aleancë për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Por Mediu në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj thotë se ka vetëm një merak, të cilin nuk do ta pranonte: Përsëritjen e historive të vjetra.
A xhelozojnë aleatët historikë të PD kur Berisha thotë jam në komunikim dhe biseda të vazhdueshme me Partinë e Lirisë, me zotin Meta?
Mediu: Aspak, nuk ka asnjë lloj xhelozie. Atë që nuk do ta pranoja janë të përsëriten historitë e vjetra. Mos të vijmë te pika që tha dhe po mblidhemi për të dëgjuar se çfarë ka vendosur, siç ka ndodhur. Ne duhet të bëhemi pjesë e një vendimarrjeje të përbashkët. Aq sa di gjithësecili. Eksperienca në politikë të gjithë kolegëve të mi është e tillë që i jep një vlerë një debati racional.
I jep dhe frymë lirie debatit. Debati te PD qendërzohet te zotit Berisha dhe kështu duhet të ndodhte. Nuk kam asnjë raport xhelozie por duhet të ndajmë aleancat politike nga ato elektorale. Aleancat politike shërbejnë për të krijuar një identitet politik siç ndodhi në Itali dhe ajo elektorale përfshin majtas dhe djathtas. Nëse shuhen identetet politike kjo nuk ka efekt pozitiv në marrëdhëniet elektorale.