Atentatet e nëntorit/ Softa: Situatë shqetësuese, ngjarjet të njëjta dhe pa autorë
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News teksa bëri një analizë të ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi u shpreh se situata është shqetësuese dhe se atentatet e fundit janë ende pa autorë.
Softa: Po flasim për të disatën herë pafundësisht për ngjarje të njëjta.
Që pavarësisht nga emri i qytetit, mënyra e organizimit ato ngjasojnë.
Janë ngjarje kriminale të cilat janë të mirëorganizuara.
Janë të planifikuara dhe si të tilla janë të realizuara fatkeqëisht deri tani pa autorë.
Ngjarja më e rëndë ishte rasti i Rinasit.
Por edhe ky i Elbasanit dhe ngjarje të tjera gjatë 2025 të cilët ende janë pa autorë.
Shqetësimi real i kujtdo është se sa të sigurtë jemi.
A mjafton të themi vetëm që Shqipëria është një vend i sigurtë?
Nuk besoj se kjo do të ishte motoja që do të mbulonte problematikat që kemi.
Problematikat jo gjithmonë duhet t’ia ngjeshim policisë së shtetit.
Sepse këtu kemi të bëjmë me shtetin shqiptar, jo me policinë shqiptare.
Këtu ka disa institucione që janë përgjegjëse dhe duhet të jenë të tilla duke pasur parasysh që ka edhe një strategji kombëtare.

