Eskavatorët gërryejnë zonën e mbrojtur të Tomorrit, në komisariat administratorët e 3 subjekteve

Eskavatorët gërryejnë zonën e mbrojtur të Tomorrit,

Tre administratorë subjektesh për përpunimin e gurit dekorativ janë proceduar penalisht pasi u kapën në shkelje në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit me 3 eskavatorë.

"Në përfundim të veprimeve, pas kontrollit të ushtruar mëngjesin e sotëm, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 36 vjeç, banues në Poliçan, H. K., 48 vjeç, banues në Berat dhe B. L., 48 vjeç, banues në Berat, të tre administratorë subjektesh për përpunimin e gurëve dekorativë, pasi gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë gjetur 3 mjete ekskavatorë, që dyshohet se i përdornin këta shtetas," njoftoi policia.   

Gjithashtu, në nisje të kontrolleve, gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht dhe 3 shtetas të tjerë (1 shofer kamioni dhe 2 administratorë subjektesh), pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore".

EMISIONET