"Beograd-Tiranë-Shkup, aleancë pro ruse", Berisha: Vendi si në ’44-ën, Rama shpalli rreshtimin në anën e kundërt të historisë

Aleanca Beograd-Tiranë-Shkup e quajtur si Open Ballkan është një aleancë dhe kundër Bashkimit Europian. Është kjo deklarata që vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në tryezën për sfidat e integrimit, deklaroi se me refezumin e tij për të marrë pjesë në samitin e BE-së, Edi Rama, shpalli zyrtarisht qëndrimin kundër perspektivës europiane të vendit.

Pas 78 vitesh Shqipëria përmes Edi Ramës rreshtohet sërish në anën e kundërt të historisë, duke i kthyer shpinën Europës, dhe duke qëndruar në vasale e beogradit.

Në tryezën me temë: "Të Rikthejmë Shqipërinë në Rrugën Europiane", ish-kryeministri Sali Berisha duke marrë shkas nga deklaratat e një ditë më parë të kryeministrit, tha se Rama nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sali Berisha: Kjo që po ndodh këto ditë është një formë përsëritjeje e asaj që ndodhi në vitet 44-45, në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë. Në këto vite ne përsëri po rreshtohemi nga një njeri, në anën e kundërt të histiorisë.

Berisha sulmoi dhe aleacën tripalëshe Beograd- Tiranë-Shkup teksa theksoi se Ballkani i Hapur është një aleancë pro ruse që solli dhe një luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sali Berisha: Ky proces solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndodhi që një aventurier, një vasal pa interesa vendi dhe interesa kombëtare deklaroi dje se efuzoi ftesën, nuk kam pse të shkoj në Bruksel. Kjo tregon qartë se aleanca trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup është aleancë pro ruse dhe anti Bashkimit Europian.

Nisur nga ky qëndrim i qeverisë shqiptare, kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se nuk ka arsye më të fortë për të protestuar se sa ndryshimi i kursit evropian të vendit nga Edi Rama.

EMISIONET