Çështja “SASPAK’/ Shtyhet seanca për ish ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e një prej avokatëve

Seanca për çështjen SASPAK është shtyrë për në datën 3 dhjetor. Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej avokatëve. Ilir Beqaj ish-ministri i Shëndetësisë, kërkon nga gjykata që t’i lejohet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësin të dëgjoj përgjimet dhe të shikoj provat pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.
Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor. Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin "Landways International" e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.

