"Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet", Tritan Shehu zhgënjehet me Nikollën që në seancën e parë

Sesion i ri por me huqe të vjetra. Kuvendi nuk i shmangu dot debatet dhe pakënaqësitë në në seancën e parë të këtij sesioni, pas pushimeve të verës.

Deputeti i PD, Tritan Shehu, u ankua se kryetarja e Kuvendit Nikolla vijon me shkeljen e rregullores, pasi nuk ka futur në rend ditë diskutimet lidhur me rezolutën për gjenocidin serb.

"Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet rregullorja. Nuk ka asnjë element përmirësimi. Po shkelet rregullorja, po vazhdon të shkelet procedura dhe s’ka asnjë element të përmirësimit të saj. Jo vetëm që nuk kaluam në këtë seancë rezolutën për gjenocidin serb".

"Kjo nuk është procedurë" tha Nikolla dhe i ndërpreu fjalën.

EMISIONET