Enkelejd Joti në krye të RTSH-së, reagon PD: Vendim i paligjshëm, Rama armik i medias

Enkelejd Joti në krye të RTSH-së, reagon PD: Vendim i

PD e konsideron si të paligjshëm emërimin e Enkelejd Jotin në krye të Radio Televizionit Shqiptar.

Përmes një deklarate të kryetarit të komisionit te medias, Agron Gjekmarkaj, PD bën me dije se Këshilli drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median për të cilët shqiptarët paguajnë taksë.

Në deklaratë shtohet se përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij.

"Partia demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të radio televizionit shqiptar. Këshilli drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij. Ligji parashikon që këshilli drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias."

 

EMISIONET