Enigma me emrat e Komisionit 'fantazëm' të Apelimit në Bashkinë e Tiranës! Mazniku 'humbet' memorien kur pyet nga Piranjat

Enigma me emrat e Komisionit 'fantazëm' të Apelimit në

Dy javë më parë transmetuam skandalin që lidhej me Komisionin e Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës. Një komision që pavarësisht se ishte ngritur me vendim të Këshillit Bashkiak më datë 21 dhjetor 2018, nuk ishte mbledhur asnjëherë. Pra ka figuruar vetëm në letra. Ndërkohë, pavarëisht shkresave të shumta të dërguara në Bashkinë e Tiranës, kjo e fundit nuk jepte asnjë reagim, duke e berë dhe më skandaloze situatën.

Në një situatë të tillë, pyetja që shtrohet është: Çfarë e bën kaq enigmatik këtë komision? Dhe kush janë anëtarët e parë të tij që mbahen kaq sekret nga Bashkia e Tiranës. Për këtë, kapëm vetë drejtorin Juridik të Aseteve dhe Licensimit në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi. Ky i fundit e pranon dhe vetë se komisioni ka nisur të funksionojë që nga janari i këtij viti pas ndryshimeve përkatëse, por çfarë ka ndodhur që prej 2018-tes me këtë Komision?.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak thuhet se komisioni drejtohet nga një prej nënkryetarëve të bashkisë. Në këtë rast, Arbjan Mazniku, i cili tashmë drejton ministrinë e Pushtetit Vendor, duke u bërë pjesë e kabinetit Rama.  Kështu që vendosëm t'i bënim dhe atij një vizitë.

Edon Kuqi: Zoti Mazniku përshëndetje, Edon Kuqi nga Piranjat.

Arbjan Mzniku: Përshëndetje si jeni.

Edon Kuqi: Është mbledhur Komisioni i Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës, gjatë kohës që ishit nënkryetar?

Arbjan Mazniku: Po patjetër ka pasur një komision, i cili e ka kryer këtë detyrë.

Edon Kuqi: Nuk është mbledhur asnjëherë në dijeninë tonë. Kemi dërguar disa shkresa në bashki dhe nuk kemi marrë kurrë përgjigje.

Arbjan Mazniku: Duhet të pyesni bashkinë.

Edon Kuqi: Kush kanë qenë anëtarët?

Arbjan Mazniku: Duhet të pyesni bashkinë, nuk e mbaj mend.

Edon Kuqi: Nuk e mbani mend që keni shkelur ligjin?

Arbjan Mazniku: Jo, nuk e kam shkelur kurrë ligjin këtë të siguroj.

Në fakt komisioni nuk është mbledhur asnjëherë dhe shkelja e ligjit nis nga këtu. Sa për mosdhënien e emrave, mund ta konsiderojmë si problem me memorien. Sidoqoftë le të kërkojmë ta qartësojmë sado pak.

Edon Kuqi: Po nuk është mbledhur asnjëherë. Kush kanë qenë anëtarët gjatë kohës që drejtohej nga ju?

Arbjan Mazniku: Ju thashë duhet t’i drejtoheni bashkisë.

Edon Kuqi: Nuk kemi marrë përgjigje, kush kanë qenë anëtarët?. Kush kanë qenë anëtarët?

Ish vartësi i Veliajt, tani vartës i Ramës, iku pa pranuar asgjë... Ndërkohë që enigma e komisionit fantazëm të Apelimit, vazhdon. Kush vallë kanë qenë anëtarët e tij????/ Syri.TV

EMISIONET