EMRI+PAMJET/ Pl*gosja me armë në Tiranë, Policia jep detajet: Ndodhi në një lokal

EMRI+PAMJET/ Pl*gosja me armë në Tiranë, Policia jep detajet:

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 19:10. Policia bën të ditur se plagosja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, në Tiranë.

I plagosuri, identifikuar si Ilirjan Dosti, është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale.

Sipas të njëjtave burime, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

“Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

EMRI+PAMJET/ Pl*gosja me armë në Tiranë, Policia jep detajet:

EMISIONET