EMRI/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani

EMRI/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në vend grumbullimin e mbetjeve në fshatin Morave në Berat.

Pas njoftimit të marrë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrëfikëse që kanë shuar flakët.

Sapo kanë mbërritur në vendin e zjarrit, zjarrëfikësit kanë gjetur edhe piromanin Ylli Metani që u kap duke vijuar të vinte sërish zjarr në pika të ndryshme.

Është njoftuar menjëherë policia që ka arrestuar zjarrëvënësin dhe e ka shokëruar atë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat.

EMISIONET