EMRI/ U fut në kishë duke bërtitur “Allahu Akbar”, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare në Itali, nis hetimi ndaj dy policëve që ...

EMRI/ U fut në kishë duke bërtitur “Allahu Akbar”,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur më 3 nëntor në një kishë në Madonna Pellegrina në via Monti të Italisë.

Një shqiptare 39-vjeçare ka hyrë në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe ka tentuar të rrëzojë statujën e një shenjtori.

39-vjeçarja shqiptare e quajtur Marinela Murati, u ndalua nga dy oficerë policie dhe humbi ndjenjat, duke lindur nevoja të transportohet në spitalin e Vigevanos, ku dhe ndërroi jetë.

Dy policët janë vënë në hetim nga autoritetet italiane pasi nuk dihet nëse neutralizimi i gruas nga ata lidhet me vdekjen e saj. Sipas mediave italiane, shqiptarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

EMISIONET